Futboll Ligue 1 Sport

Buffon te Paris Saint-Germain thuajse e kryer

Ikona e portës italiane Gianluigi Buffon është shumë pranë transferimit te kampionët e Francës Paris St. Germain.

Menaxheri i 40-vjeçarit, Silvano Marina, thuhet të ketë rënë dakord me klubin parisien për një kontratë dyvjeçare me një rrogë vjetore 8 mln euro, sipas mediave italiane.

Ylli i portës, i cili është largua nga Juventus në fund të sezonit që sapo përfundoi, thuhet të ketë gjetur edhe banesën e tij të re në Paris.

Kontrata thuhet se do të firmoset brenda kësaj jave.

Bufon ka luajtur ndeshjen e fundit tek Juventus ndaj Hellas Verona. Pas 17 viteve bardhezi, ai ka vendosur t’i thotë lamtumirë Torinos duke shkuar te PSG.

Aty ai shpreson të fitojë titullin e vetëm që i mungon: UEFA Champions League.

Related posts

FORMULA 1/ Charles Leclerc siguron “pole” edhe në Monza, Vettel ndjek dy makinat Mercedes

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Barcelona-Inter. Rezultati 1-1

Delo.autor

Etrit Berisha: Zvicra u largua me kokën lart, portieri që më pëlqen më shumë në këto Botëror është…

Isa.Autor

Leave a Comment