Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Charles Leclerc siguron “pole” edhe në Monza, Vettel ndjek dy makinat Mercedes

Në pistën e Monza u zhvilluan sot provat zyrtare të Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1. Piloti monogask Charles Leclerc dha kohën më të shpejtë në përfundim të provave, 1’19”307, duke siguruar edhe “pole position”, i dyti radhazi për të pas atij të një jave më parë në Belgjikë (i katërti në karrierë).

Piloti i Ferrarit ishte i pakapshëm, bëri një paraqitje të shkëlqyer, duke lënë pas dy pilotët e Mercedes. I dyti u klasifikua Lewis Hamilton, me vetëm 39 të mijëtat më i avashtë, ndërsa i treti u rendit shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas (49 të mijëtat pas Leclerc).

Vetëm i katërti Sebastian Vettel me makinën tjetër Ferrari, por pranë tri të parëve me kohë. Në këto prova nuk mori pjesë fare Max Verstappen me Red Bull, që do ta nisë garën i fundit, pasi ka ndryshuar motor. Në sesionin e fundit spikat aksidenti i Kimi Raikkonen, por pa pasoja (i dhjeti).

Related posts

FUTBOLLI NË ZI/ Vdes trajneri që mban Rekordin Botërorë për drejtimin e më shumë skuadrave… (FOTO)

Delo.autor

PAS TRADHËTISË SË ICARDIT/ Wanda Nara poston FOTON me ish-bashkëshortin

Delo.autor

Modic ka një lajm të keq për Milanin

Sadik.Autor

Leave a Comment