Futboll Premier League Sport

Sarri nis merkaton te Chelsea, do një interist dhe një napolitan

Raportet në Angli sugjerojnë se Maurizio Sarri kërkon të marrë te Chelsea Matias Vecino dhe Jose Callejon.

Ish-trajneri i Napolit nuk është konfirmuar zyrtarisht si trajneri i ri i Bluve, por mesa duket është thjesht çështje ditësh derisa ai të zëvendësojë Antonio Conte-n.

Daily Mail raporton se ai kërkon të marrë me vete asistentin që ka pasur tek Empoli, i cili aktualisht është pjesë e stafit teknik të Inter.

Nga Inter, Sarri do të kishte dëshirë të merrte edhe një tjetër ish-lojtar të Empoli-t, Matias Vecino në Stamford Bridge.

Sarri gjithashtu kërkon të transferojë Jose Callejon, i cili ka një klauzolë 20 mln euro në kontratën e tij.

Related posts

“DONNARUMMA ËSHTË NJË FENOMEN”/ Jorginho: Penalltia e humbur? Gjithçka e organizuar

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NDAJ WOLVES/ “Djajtë e Kuq” përkujtojnë tragjedinë e madhe të futbollit (FOTO)

Delo.autor

KA EDHE KËSHTU/ KAMERAT E FSHEHTA te PSG, “rregullat” e reja tërbojnë lojtarët (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment