Futboll

Italia skuadër e re, ja si ndryshojn “Axurrët” ndaj Anglisë

Nuk ka asgjë për t’u skandalizuar nëse vuan ndaj një rivali si Argjentina që aktualisht është ndër pesë më të mirët në botë.

Këtë e di mirë Xhixhi Di Biaxho, i cili ka marrë përsipër që në katër ndeshje të ndryshojë fytyrën e Italisë futbollistike pas figurës së keqe që përbën për “Axurrët” mbetja jashtë një kampionati botëror. Ndaj Di Marias me shokë (Mesi nuk u ul as në stol), Italia pagoi një çmim ndoshta më të shtrenjtë se sa meritonte.

italia

Humbja nuk erdhi vetëm si pasojë e cilësisë argjentinase, pasi në rezultat ndikuan edhe gabimet e Imobiles dhe Insijnes që, në fushën e “Etihad”, nuk treguan dot atë që vënë në dukje çdo të diel në stadiumet e Serisë A.

Di Biaxho, jo vetëm për çështje energjish, do të sjellë disa risi në formacionin e së martës kundër Anglisë. Trajneri ka nevojë të njohë gjerësisht elementët që ka në skuadër, por tashmë ekipi ka nevojë për rezultat më shume sesa për estetikë në lojë.

Capture

Ndaj kombëtares së “Tre Luanëve” gjithçka do të nisë nga mbrojtja me Bonuçin e Ruganin që do të luajnë përsëri titullarë për shkak të garancisë që ofrojnë. Në portë, Bufon do t’i lërë hapësirë pasardhësit Donaruma, teksa mesfusha do të t’i besojë regjisë së Pelegrinit, përveç asaj të Zhorzhinjos dhe kontributit të Bonaventurës me Verratin që nuk pritet titullar

. Edhe në sulm, Di Biaxho do të bëjë një ndryshim, me Kandrevën që do të rreshtohen pas sulmuesit të vetëm së bashku me Insinjen, i cili është i paprekshëm. Pikërisht për rolin e pykës, në balotazh janë Imobile dhe Kutrone, me milanistin në avantazh të lehtë.

Related posts

E PABESUESHME/ “Njeriu me një këpucë” fiton garën e Ligës së Diamantit (VIDEO)

Isa.Autor

SONTE KROACI-SPANJË/ Për një vend në çerekfinalen e Euro 2020

Delo.autor

Juventus në garë për Bellerin, gati transferimi në verë

Q.Autor

Leave a Comment