Futboll Sport

Fotografia më brilante e Botërorit 2018

Dihet që FIFA ka rregulla dhe gjoba shumë strikte për thirrjet raciste, e që njëra nga motot më të identifikueshme deri më tani nga institucioni më i lartë i futbollit në botë, është “Say No to Racism” (Thuaji Jo Racizmit).

Megjithatë, përkundër thirrjeve të vazhdueshme që të mos ketë thirrje raciste në stadiumet gjithandej ku luhet futboll, kjo dukuri përsëri është goxha e vërejtur, sidomos kundrejt futbollistëve afrikan ose që kanë prejardhje afrikane.

Së fundmi në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, në ndeshjen që u zhvillua të martën në mes Polonisë dhe Senegalit, nga fotografët që ishin të pranishëm në ndeshje, u kap një moment, fotografia e cila bëri xhiron gjithandej dhe deri më tani po cilësohet si fotografia e Botërorit.

Në fotografi, dallohen vetëm dy duar, ku një futbollist polak e ndihmon një tjetër të Senegalit për t’u ngritur, dhe pamja ngjason shumë me afreskun e famshëm “Krijimi i Adamit” ose që ndryshe njihet edhe si “Dora e Zotit dhe njeriut”, që është realizuar nga piktori i madh, Michelangelo Buonarroti.

 

Related posts

JUVENTUS-VERONA/ Kampionët e Italisë kërkojnë të rikthehen tek fitorja (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E BUJSHME NË SERIE C/ Ja arsyeja e çuditshme e humbjes 20-0 të ekipit italian

Delo.autor

PASI REZULTOLI POZITIV ME COVID-19/ Del përgjigjia e testit për lojtarin e Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment