Futboll Premier League Sport

Tranferimi i Leno te Arsenal, tregon se çfarë i kishte thënë Mustafi para se të vinte

Arsenali e ka arritur tashmë tranfertën më të re dhe ai është Brend Leno. Portieri i talentuar ishte një dëshirë e londinezeve që në fillim të merkatos. Ai do të jetë një lojtar i huaj kur të hyj në dhomat e zhveshjes për herë të parë.

Megjithatë ai shprehet se e njeh Mustafin dhe ka treguar për një bisedë me të. “Unë tashmë e njoh Mustafin dhe Ozilin. Plus Xhakën, Aubameyangin dhe Mkhitaryan që të gjithë luajtën në Bundesliga. Kam biseduar me Shkodranin për Arsenalin shumë muaj më parë. Ai më tha se është një klub fantastik me një super stadium dhe tifozë të mrekullueshëm”.

“Unë e njoh Mustin për më shumë se 11 vite. Ne u rritëm së bashku në ekipet kombëtare të të rinjve. Është qesharake të na shohësh së bashku në Arsenal tani!”.- ka thënë Leno.

Related posts

“MË RA TË FIKËT PËRPARA…”/ Shqiptari Durmishi rrëfen makthin e dëmtimeve

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ Zbulohet ku do të luhet ndeshja Girona-Barça

Isa.Autor

Një tjetër largim nga Skënderbeu, futbollisti kosovar “braktis” korçarët

Sadik.Autor

Leave a Comment