Futboll La Liga Sport

Barcelona përshpejton një afrim të bujshëm në merkaton e verës

Ende nuk ka ardhur konfirmimi zyrtar, por Arthur Melo është shumë pranë kalimit te Barcelona, aty ku do të bashkohet me skuadrën e Ernesto Vallverde-s në muajin korrik. Barcelona dhe Gremio kanë arritur që të avancojnë shumë në negociatat që po zhvillojnë, ku nga dje – sot ka të reja që tregojnë se sulmuesi duke nisur që nga kjo verë do të mbajë për pesë sezone fanellën blaugrana mbi supe.

Edhe pse në bazë të marrëveshjes fillestare, e nënshkruar në mars të këtij viti, e cila parashikonte se Arthur Melo do të transferohej në janar të 2019 në Barcelonë, klubi katalanas është i interesuar për ta sjellë në “Camp Nou” gjashtë muaj më parë për shkak të largimit të Iniesta-s dhe dëmtimit të Alena. Ky i fundit do të mungojë në tre muajt e ardhshëm për shkak të dëmtimit të pësuar.

Gremio për të realizuar këtë transaksion ka kërkuar 10 milion euro shtesë si kompensim për kohën e largimit të lojtarit nga Porto Alegre. Por, mësohet se Barcelona nuk pritet që të paguajë më tepër përveçse 30 milion eurove të fillimit dhe 9 që do të jepen në bazë të aktivizimit të lojtarit. Por, në rast se do të ekzistojë mundësia që klubi katalanas të paguajë me këste, atëherë gjithçka do të bëhet në moment dhe ‘cash’.

Zyrtarizimi – Ashtu si me Clement Lenglet, lojtarin e Sevilla-s, klubi blaugrana nuk ka ndërment që të bëjë zyrtare blerjen e Athur Melo-s para datës 1 korrik, ditën që nis viti i ri fiskal. Edhe pse klubi katalanas nuk bën asgjë zyrtare, ata nuk fshehin se negociatat janë në rrugën e duhur.

Related posts

PO SHKËLQEJNË ME MILAN NË KËTË FILLIM SEZONI/ Drejtuesit e “Kuqezinjve” nisin nga puna për të blerë dy talentet

Delo.autor

RRITET ADRENALINA/ Zyrtarizohet kalendari i Botërorit 2019, gara edhe në dhjetor, ja datat

Isa.Autor

MES MOTORËVE DHE JUVENTUSIT/ Modelja seksi nga Spanja “shpërthen” Instagram-in me format bombastike

F.autor

Leave a Comment