Futboll Seria A Sport

“DREJTUESIT E KLUBIT PO LUAJNË ME ZJARRIN PËR RANGNICK”/ Capello: Milan më keq se qeveria italiane

Një ditë më parë Alberto Zakeroni këshillonte Milanin që t’i besonte Ralf Rangnikut, përvoja e të cilit kishte qenë frytdhënëse në Gjermani. Këtë opinion nuk e ka Fabio Kapelo që është shprehur kundër zbarkimit të gjermanit në pankinën e “Djallit”.

73-vjeçari predikon kujdes dhe në një deklaratë për “Corriere dello Sport” ka këshilluar drejtuesit kuqezinj: “Nuk më pëlqen të komentoj zgjedhjet e klubeve, por diçka dua ta them. Drejtuesit e Milanit duhet të bëjnë shumë kujdes nga tifozët milanistë. Me zjarrin nuk mund të luash përgjithmonë. Te Milani përsëriten prej vitesh të njëjtat gabime dhe një trajner i ri, sado i zoti që të jetë, në Itali rrezikon më shumë se kudo. Nëse do ta krahasoja me qeverinë italiane, kuqezinjtë më duken më keq. Qeveria po lëviz, Milani ende jo”.

RINISJE – Ish-trajneri është pyetur edhe në lidhje me rifillimin e Serisë A, një synim që ai e cilëson si të realizueshëm, por sidomos të domosdoshëm. “Personalisht jam pro idesë për të vazhduar kampionatin në pikën ku u ndalëm. Bota e futbollit në Itali përfshin mbi 100 mijë vende pune. Ka njerëz që punojnë rreth kësaj industrie dhe rinisja e saj ka shumë rëndësi për këta njerëz. Edhe në aspektin psikologjik do të ishte një shtysë pozitive sepse futbolli do t’ua rikthente lumturinë të gjithë atyre që do të kishin mundësi për të parë një ndeshje futbolli”, sqaroi Kapelo në fjalën e tij.Kapelo

Ai preferon që topi të rrotullohet rishtazi në fushat e Serisë A. Arsyet ishin si më lart, teksa nga përvoja e tij ka edhe formulën ku klubet mund të bazohen për të vazhduar kampionatin aty ku e lanë. “Ideja ime është që gjithçka të zhvillohet siç bëhet në Kampionate Botërore. Klubet dhe lojtarët të mendojnë për të qëndruar 40 ditë të izoluar në mënyrë që sezoni të përfundohet me sa më pak rreziqe.

Jam dakord me propozimin e 4-5 zëvendësimeve për ndeshje sepse duke luajtur çdo tri ditë, do të ketë shumë rëndësi ruajtja e energjive. E kam hedhur si propozim në fakt, por ma kanë refuzuar”, përfundoi Don Fabio.

Related posts

Ish-ylli i Chelseas po transferohet në Premier Liga, ja ku pritet të luajë

Q.Autor

OPINION NGA GARY NEVILLE/ Prisni, nuk ulet kaq shpejt në stol Kane

Delo.autor

PRAPASKENA/ Rinovimi i kontratës, Hysaj mban në ankth Napolin

Isa.Autor

Leave a Comment