Futboll La Liga Sport

GLADIATORI/ VIDAL prezantohet në 38 gradë: Do të jap JETËN në fushë (FOTO)

Arturo Vidal u prezantua zyrtarisht si lojtar i Barcelonës dhe menjëherë e nisi aventurën e tij të re me një premtim të madh. “Jam shumë i lumtur që erdha në skuadrën më të mirë në botë. Dua ta ndihmoj skuadrën që të realizojë të gjitha objektivat. Do të jap jetën këtu në fushë”, tha kileni menjëherë pasi hodhi firmën në kontratë, i shoqëruar edhe nga zëvendëspresidenti i klubit, Jordi Mestre.

Ky i fundit vlerësoi maksimalisht mesfushorin: “Arturo Vidal është një lojtar i sprovuar, që ka luajtur në skuadra të nivelit të lartë si Juventus e Bayern. Do të na ndihmojë shumë, sa i përket forcës dhe cilësisë së lojës. Shpresojmë që të japë kontributin e tij në fitimin e trofeve të mëdhej. Edhe ai është shumë i emocionuar”.

Pa para mesdite Vidal firmosi kontratën e cila e lidh me katalanasit për tre vite. Ai do të përfitojë 3,5 milionë Euro në sezon, një shumë të njëjtë me atë që i kishte ofruar Inter. Por zikaltrit u tërhoqën në fund nga bisedimet me Bayern dhe Barcelona përfitoi duke e bërë të sajën. Edhe vizitat mjekësore dolën me sukses, pavarëisht shqetësimeve për problemet me gjurin.

Menjëherë më pas ai doli në fushën e “Camp Nou” për t’u prezantuar para tifozëve, duke xhongluar topin dhe firmosur autografe nën diellin e nxehtë të Barcelonës, ku temperatura arrinte 38 gradë celcius. Në fushë zbriti edhe djali i tij Alonso, duke shkëmbyer pasime me të atin ndërsa tifozët e mbledhur në stadium brohorisnin dhe duartrokisnin.

Related posts

Largimi drejt Turqisë, kjo është letra prekëse e Arda Turan për tifozët e Barcelonës

Q.Autor

“DARDANËT” TË MREKULLUESHËM/ Publikojnë këngën për Kosovën, “Gol duam Gol” (VIDEO)

Delo.autor

“NË PRAPASKENË…”/ Salah po çmend internetin me këtë VIDEO

Delo.autor

Leave a Comment