Futboll La Liga Sport

Rivaliteti me Messin/ Del foto e Ronaldos që shkrihet duke qeshur me Argjentinën

Në dekadën e fundit rivaliteti mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit ka qenë i jashtëzakonshëm, aq sa për të bërë diferencën mes tyre do të mjaftonte çdo detaj sado i vogël.

Në këtë Botëror (ndoshta i fundit për të dy) pritej të ishte një duel në distancë mes kapitenit të Portugalisë dhe atij të Argjentinës.

Nëse Ronaldo ka shënuar 4 golat e Portugalisë në barazimin 3-3 me Spanjën dhe fitoren 1-0 me Marokun, Messi s’e ka gjetur rrugën e rrjetës, madje humbi dhe një penallti ndaj Islandës.

Portugalia është pranë kualifikimit, ndërsa Argjentina pranë eliminimit nga grupi.

Pas humbjes së Argjentinës me Kroacinë, është publikuar një foto e Cristiano Ronaldos duke qeshur. Tifozët nëpër rrjetet sociale komentojnë: “Ronaldo shkrihet duke qeshur me Argjentinën dhe me Messin”.

Related posts

Evra drejt rikthimit në Angli, gati nënshkrimi me ekipin e njohur

Q.Autor

Grezda: Mungoi bashkëpunimi me të rinjtë, vetëm dëshira nuk mjafton

Sadik.Autor

I HOQËN TRE PIKË VLONJATËVE/ Futbollisti i Elbasanit: Keqardhje për Flamurtarin, por do ta shfrytëzojmë…

Delo.autor

Leave a Comment