Futboll La Liga Sport

Atletico Madrid rinovon kontratën me mbrojtësin spanjollë

Përmes një komunikate të publikuar në profilet e rrjeteve sociale, drejtuesit e klubit spanjoll të Atletico Madrid, kanë njoftuar sot rinovimin e kontratës me veteranin Juanfran. Mbrojtësi 33-vjeçar ka nënshkruar një kontratë të re që e mban atë lidhur me bardhekuqtë e La Liga edhe për një tjetër sezon, në kërkim të sukseseve të tjera.

I bashkuar me Atletico Madrid që në vitin tashmë të largët 2011, mbrojtësi spanjoll ka rinovuar kështu kontratën me “Colchoneros” edhe për një tjetër vit. “Të qëndroj edhe për një tjetër sezon në shtëpinë time më bën të jem krenar dhe i lumtur”, ishin këto fjalët e para të thëna nga vetë lojtar në faqen zyrtare të Atletico.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Perez nis sulmin për shërbimet e yllit të Liverpool…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Fabio Capello zgjedh formacionin më të mirë me lojtarët që ka drejtuar (FOTO)

Delo.autor

“E NJËJTA HISTORI ME MUA”/ Suarez nuk pranon zëvendësimin dhe ofendon rëndë Simeonen

Delo.autor

Leave a Comment