Futboll Premier League Sport

Chelsea bën “plaçkitje” te Napoli, kërkon të marrë tre lojtarë…

Një pjesë nga Napoli në Londër! Ky është projekti ambicioz që Maurizio Sarri dëshiron të konkretizojë në këtë verë. Kalimi i trajnerit italian nga Napoli te Chelsea duket çështje ditësh, me ish-trajnerin e Empoli që po mendon të marrë me vete në Premier League dhe tre futbollistë nga ata që ka pasur në “San Paolo”.

Sipas asaj që bën të ditur “The Sun”, Sarri i ka bërë tre kërkesa presidentit të Chelsea, Roman Abramovich, të tre futbollistë që luajnë me Napoli.

Emrat në bllokun e dëshirave të Sarri janë Dries Mertens, Jose Callejon dhe shqiptari Elseid Hysaj. Këta tre përforcime do t’i jepnin mundësinë italianit ta kishte më të lehtë futjen e mentalitetit të tij te “blutë”.Totali i shpenzimit ka të ngjarë të shkojë në mbi 150 milionë euro.

Related posts

Nuk u përshëndet me tifozët, Trashi zbulon arsyen

Sadik.Autor

SUPER PORTIERI/ Shënon gol nga goditja e këndit, nuk do ta besoni se kush është (VIDEO)

Isa.Autor

REVOLUCION TEK BARCELONA/ Koeman merr vendim mbi Coutinho!

Delo.autor

Leave a Comment