Futboll Seria A Sport

Maxi Lopez zbulon takimin sekret të Wanda Nara

Sulmuesi argjentinas Maxi Lopez ka zbuluar sot një të fshehtë të rëndësishme për sa i përket të ardhmes së sulmuesit të Interit, Mauro Icardi, që duket se nuk do të jetë më pjesë e klubit zikaltër sezonin e ardhshëm. “Wanda Nara kërkon ta largojë Mauro nga Interi edhe pse gjithçka mund të ndodhë. Për mua ajo po punon për t’i gjetur një ekip të ri sulmuesit. Është menaxherja e lojtarit dhe kujdeset për imazhin e tij”, tha Lopez.

Më tej, sulmuesi i Udinese në Serinë A, shtoi se Wanda Nara ka patur një takim sekret me drejtuesit e Juventusit, ku ka biseduar për të ardhmen e Mauro Icardi dhe për ta tranfseruar lojtarin te kampionët e Serisë A. “I ka takuar drejtuesit e Juves, por e shoh si të vështirë një shkëmbim “kokë më kokë” me Higuain. Nuk besoj se Higuain do të lërë Juventusin për Interin, ndaj po kërkon rrugë të reja për ta realizuar transferimin”, tha Maxi Lopez

Related posts

Zyrtare: Rafinha lojtar i Interit

Q.Autor

GJERMANI-SPANJË/ Një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël mes dy ekipeve (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SERIE A/ Inter-Juventus do të fillojë me një rekord historik…

Sadik.Autor

Leave a Comment