Futboll Sport

SPECIALE/ Shqiponja e Xhakës dhe Shaqirit bashkoi politikën dhe sportin në Shqipëri

Ngjarja e mbrëmshme ku futbollistët me origjinë shqiptare u bënë personazhet e mediave te Europës dhe me gjërë ka kaluar pritshmëritë. Gjesti që u komentua gjerësisht ishte festimi me nacionalitete shqiptare siç është shqiponja.

Të gjithë figurat e rëndësishme të politikës, showbizit por sigurisht edhe ato të sportiti shqiptarë reaguan menjëherë në rrjetet sociale duke reklamuar Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.

Kryeministri Edi Rama ne faqen e tij të FaceBook poston festimin e Xhakës dhe Shaqirit duke i konsideruar si foto të ditës.

Po ashtu edhe deputeti i Partisë Demokratike z. Sali Berisha u sensibilizua me ngjarjen dhe nuk nguroi të postonte në llogarinë e tij në Facebook, djemt shqiptarë. Ish Kryeministri e konsideroi paraqitjen e Xhakës dhe Shaqirit si të magjishme.

Nuk ngelën pas as futbollistë e kombëtares apo edhe ish lojtarët që kanë luajtur me ngjrat kuqezi. Lorik Cana postoi një foto shumë domethënase ku Xhaka luen me ngjrat kuqezi flamurin Zvicerian dhe në sfond një kujtim që ka si protagonist me Serbinë në Beograd më 14 tetorë 2014 ku grushton një tifoz serb.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

(FOTO) Refuzimet e mëdha të Chelseat, fillojnë shakatë me londinezët – I fundi që i “refuzon” është Akinfenwa i njohur si “Bisha”

Q.Autor

“Realizova tre gola dhe ai më kritikoi se humba tetë topa”

Q.Autor

NJË ALTERNATIVË MË SHUMË PËR SYLVINHON/ Mbrojtësi i AEK zgjedh Shqipërinë

F.autor

Leave a Comment