Futboll Sport

Vazques nuk e nënvlerëson Marokun: Nuk ka ekipe inferiore

Kombëtarja spanjolle do të stërvitet këtë pasdite në stadiumin Krasnodar, ndërkohë që Lucas Vazques ka dalë para mediave për të folur para takimit të radhës. Spanja do të përballet me Marokun në kuadër të ndeshjes së fundit në Grupin B ditën e hënë. Mesfushori 26-vjeçar beson që ekipi do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë për të vazhduar më tej në raundin tjetër. Ndërkohë që nuk ka pasur ndonjë preferencë për kundërshtarët që mund të ketë në fazën tjetër.

“Ne duam që të kryesojmë grupin, nuk kemi preferenca mes Rusisë dhe Uruguajt, ne fokusohemi në punën tonë, pavarësisht se kush është rivali. Nëse i kalojmë ekipet pretendente në letër, atëherë do të ishte shumë mirë. Megjithatë, ne duam që të fitojmë Kupën e Botës ky është synimi ynë”.

Vazques e vlerëson ndeshjen ndaj Marokut, edhe pse ky ekip është i eliminuar tashmë.

“Në këtë Botëror po shohim që asnjë ekip nuk është inferior ndaj një tjetri, në fushë të gjithë jemi njësoj dhe gjërat janë ndryshe. Unë kam punuar shumë dhe vazhdoj të punoj që të ndihmoj ekipin për të arritur objektivat ”- përfundoi ylli i Real Madrid.

Related posts

E PABESUESHME/ KHABIB merr vendimin DRASTIK, gati për eksperiencën e re në…(FOTO)

Isa.Autor

“DUA T’I KEM TË GJITHË TITUJT”/ Fury: Këto janë dy duelet e vetme për të cilat jam i interesuar

Delo.autor

“KAM PASUR 10 DITË KOHË PËR TË PUNUAR ME EIKIPIN”/ Flet Pioli pas disfatës me Romën: Mendoj se dëshira nuk na ka munguar…

Delo.autor

Leave a Comment