Futboll Sport

Meksika mposht Korenë e Jugut dhe kualifikohet për më tej (VIDEO)

Meksika ka fituar 2-1 ndaj Koresë së Jugut dhe vetëm një matematikë e hollë e pengon të festojë kualifikimin për në raundin e ardhshëm, megjithatë garancitë mund të vijnë që në mbrëmje pas ndeshjes Gjermani-Suedi.

Pasi fitoi 1-0 në ndeshjen e parë ndaj Gjermanisë, meksikanët konfirmohen si një nga zbulimet e “Rusi 2018”, ndërsa Koreja e Jugut është matematikisht e eliminuar pasi ka pësuar dy humbje.

Meksika kaloi në avantazh në mesin e pjesës së parë, pas penalltisë së kthyer në gol nga Carlos Vela, e cila u akordua pas një prekje të topit me dorë nga mbrojta e Koresë së Jugut.

Në minutën e 66-të, futbollisti simbol i meksikanëve, Javier Hernandez mbylli llogaritë me golin e dytë pas pasimit të marrë nga Lozano. Me katër gola, ai është bërë golashënuesi më i mirë i Meksikës në historinë e Botërorëve.

Në minutën e 93-të, Koreja e Jugut realizoi golin e nderit, të parin në këtë botëror, me anë të futbollistit më të mirë, Heung-Min Son, sulmuesi i Tottenham.

Në ndeshjet e fundit të Grupit F, Meksikës i mjafton të mos humbasë ndaj Suedisë, për të pasur garancinë e vendit të parë, duke shmangur vendin e parë të Grupit E (Brazili).

 

https://youtu.be/4dzDr09I-OU

https://youtu.be/XuysOHo4ehY

Related posts

“NUK JAM ENDE NË 100% TË FORMËS”/ Federer zbulon planet: Roland Garros do të jetë test para Wimbledon

Delo.autor

MOTO GP/ Lorenzo konfirmon dyshimet e Rossi: Në vitin 2015, Marquez vendosi se kush do të shpallej kampion

Delo.autor

VAZHDON RITUALI PËR EKIPET PRITËSE/ Tifozët e Anglisë plasin fishekzjarrë pranë hotelin ku qëndrojnë “axurrët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment