Futboll Seria A Sport

PO SHKËLQEN/ Atletiko Madrid dhe Argjentina, Simeone zbulon dëshirat e tij

Xhovani Simeone është i grumbulluar me Argjentinën dhe po përgatitet për miqësoren kundër Brazilit. Klasikja e futbollit amerikano-latin do të zhvillohet të martën në orën 20:45, ndërsa sulmuesi i Fiorentinës ka folur rreth të ardhmes së tij.

23-vjeçari është prononcuar për “Fox Sports” nga grumbullimi i kombëtares, duke “trembur” Fiorentinën. Sulmuesi ëndërron të luajë me Atletiko Madrid, në ekipin që drejtohet nga Diego Simeone, i ati i Xhovanit.

“Unë te Atletiko Madrid në një ekip me babain tim? Për momentin nuk ka asnjë mundësi. Babai im nuk më ka folur kurrë për këtë mundësi. Është diskutuar shumë, por fakti që flitet më jep mundësinë të vazhdoj të rritem. Do të ishte maksimumi për mua të luaja me Atletiko Madrid. Për të dy, babain tim dhe mua. Atletiko Madrid është diçka që e kemi brenda nesh.”

Xhovani, i cili shënoi gol me Argjentinën që në debutim kundër Guatemalës, nuk e fsheh dëshirën për ta parë një ditë babain e tij në stolin e kombëtares ”çeleste”.

“Si futbollist do të më pëlqente shumë të shihja babain tim këtu dhe kjo vlen për të gjithë argjentinasit, sepse ai është një nga trajnerët më të mirë në botë. Por, ai ma përsërit gjithmonë që nuk është momenti dhe këto nuk janë pyetje për t’u bërë. Gjyshi im më thoshte gjithmonë: ‘Një minutë me Argjentinën vlen sa një orë në një klub’. Jam shumë i lumtur që kam patur këtë mundësi dhe dua të bëj më shumë për popullin tonë”, përfundon 23-vjeçari i Fiorentinës.

Related posts

ME PUSHIME NË AFRIKË/ Icardi publikon pozë me Wandën, ky detaj mund të bëjë tifozët e Juventusit të ëndërrojnë (FOTO)

Delo.autor

De Gea: Në Angli më respektojnë më shumë se në Spanjë

Sadik.Autor

SERIE A/ Atalanta nuk ndalet dhe blindon vendin e dytë me “MANITA”. Cagliari merr 3 pikë të arta

Delo.autor

Leave a Comment