Futboll Sport

Botërori i penalltive? Rusia kalon Brazilin pas prezantimit të VAR

Kupa e Botës 2018 në Rusi ka parë më tepër penallti të dhëna sesa në komplet botërorin e kaluar.

Goli i Carlos Vela-s që luan te Meksika ndaj Koresë së Jugut ishte i 14-i, një më shumë se i gjithë botërori i Brazil 2014.

Me prezantimin e VAR për të parën herë në një Kupë Bote, një rekord i ri i penalltive mesa duket është duke u bërë, dhe shifra mund të jetë akoma më e madhe duke parë se edhe sa ndeshje na kanë mbetur.

Që kur filloi Opta të regjistronte statistikat e saj më 1966, rekordi i më shumë penalltive të akorduara është te 18-a, e cila ka ndodhur më 1990, 1998 dhe 2002.

Nga 14 të akorduarat deri tani, 11 prej tyre janë realizuar – Messi, Sigurdsson dhe Cueva i Perusë e kanë humbur.

Vetëm një penallti e akorduar nga arbitri në fushë është anuluar nga VAR, ajo e Neymar ditën e premte ndaj Kosta Rikës.

Related posts

SKANDALI NË NDESHJEN BYLIS0LAÇI/ Sindikata: Aktet e dhunës të dënueshme, i bëjmë thirrje FSHF-së që të…

Delo.autor

NAPOLI/ McTominay: Ndryshon shumë Serie A me Premier League, ky është sulmuesi më i fortë që jam përballur

F.autor

NJËRI LUAN PËR MILANIN TJETRI PËR JUVEN/ LIPPI: E ardhmja e Italisë në këmbët e…

Isa.Autor

Leave a Comment