Futboll Sport

MILIONAT PËR HISTORINË DHE RRESHTIMET/ Prishtina, Teuta dhe Laçi në fushë

Conference League sërish merr skenën dhe sytë do të jenë nga Teuta e Prishtina, që kanë shansin të mbajnë lart nderin e futbollit për shqiptarët, ndryshe nga Laçi që kundër Anderlecht do të duhet të luajë fort që të mos turpërohet.

Të parët në fushë zbresin bardhekaltrit, kampionët e Kosovës, që duhet të mbrojnë fitoren 2-1 të arritur në Prishtinë kundër Bodo/Glimt, me rezultatin 2-1. Në Norvegji nuk do të jetë e lehtë, por skuadra e Ramadanit do kërkojë të shkruajë historinë dhe të kualifikohet në play-off të Conference League.

Prishtina do të luajë prej orës 18:00, ndërkohë që dy orë më pas dytë do të jenë në “Elbasan Arena”. Teuta ka një misionin jo të lehtë dhe sërish turin duhet ta kalojë me përmbysje. Këtë herë humbja ka qenë vetëm 0-1, ndaj Shamrock Rovers në Irlandë.

150 mijë euro është premio që Teuta do të shpërndajë për futbollistët, në rast se kualifikohet në play-off, çka i çon arkëtimet e klubit në 1 milion e 590 mijë euro. Sonte durrsakët luajnë edhe për 300 mijë euro të tjera.

Teuta, formacioni i mundshëm: Frashëri, Todorovksi, Aleksi, Arapi, Jackson, Daja, Karabeci, Kallaku, Vila, Plaku, Seferi. Trajner: Edi Martini

Laçi luan në të njëjtën orë me Teutën, prej orës 20:00. Kurbinasit janë mposhtur 0-3 në duelin e parë dhe sonte në transfertë kundër Anderlecht lojtarët do mundohen të japin më të mirën edhe për vete, që pse jo ndonjë edhe të shitet jashtë.

Laçi, formacioni i mundshëm: Sherri, Roganovic, Ignjatovic, Malota, Veliaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Ademi, Zarubica, Guindo. Trajner: Shpëtim Duro

Related posts

POLEMIKAT PËR PENALLTINE E ANGLISË/ Jose Mourinho “i hedh benzinë zjarrit”: Vendimi i arbitrit…

F.autor

GATI TË “LUFTOJË” PËR FANELLËN “ZIKALTËR”/ Keita deklaron: Nëse shënoj ndaj Lazios…

Delo.autor

IDEJA E “ÇMENDUR” E JUVENTUS/ Nëse humb ndaj Lazios Sarri shkarkohet dhe vendin e tij e merr…

Delo.autor

Leave a Comment