Futboll La Liga Sport

Messi feston ditëlindjen/ Bashkëshortja i bën urim të ndjerë yllin argjentinas (FOTO)

Humbja e Argjentinës me Kroacinë mbrëmjen e së enjtes në kuadër të fazës në grupe për Botërorin 2018 i ka dhembur shumë tifozëve anë e mbanë botës.

Argjentina e Lionnel Messit rrezikon të mos e kalojë grupin. Ata që po e vuajnë më shumë dhe janë në shënjestër të zemërimit janë trajneri Sampaolo dhe kapiteni Messi, një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave por që solli shumë zhgënjim.

Por sot ylli argjentinas feston ditëlindjen, ai mbush 31 vjeç dhe kjo sot duhet të jetë një ditë e lumutur për të. Ajo që ka menduar t’ia zbukurojë këtë ditë dhe për t’i larguer mendjen nga botërori është bashkëshortja e tij, Antonella.

Me një urim të ndjerë në Instragram ajo ka shpehur gjithë dashurinë dhe mirënjohjen qe ka për yllin argjentinas.

“Gëzuar ditëlindjen dashuri. Të duam shumë. Faleminderit që më ke bërë femrën më të lumtur në botë dhe për familjen tonë, që është pasuria më e madhe.Dua të jesh i lumtur sot e përgjithmonë zemër”- shkruan Antonella në Instagram.

Messi dhe bashkëshortja e tij kanë tre djem, ku më i vogli është vetëm 3 muajsh.

Related posts

Felipe Massa rikthehet në pistë, do të garojë në Formula E

Sadik.Autor

ALLEGRI DREJT LAMTUMIRËS/ Juventusi mendon rikthimin sensacional, ja emri

Delo.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Ceremonia e lamtumirës së legjendës së NBA, ja kur do të zhvillohet

Delo.autor

Leave a Comment