Futboll Sport

Musa: Sa herë që luaj kundër Argjentinës dhe Messit realizoj dy gola

Dy golat e realizuara nga Ahmed Musa i dhanë fitoren Nigerisë, 2-0 ndaj Islandës, që tashmë shpreson të kualifikohet për në fazën tjetër të botërorit “Rusi 2018”, por duke i dhënë shpresë edhe kombëtares së Argjentinës. Më 26 qershor, Nigeria do të përballet pikërisht me Argjentinën, për të siguruar një biletë për më tej, në një sfidë që parashikohet spektakolare, emocionuese dhe me gola. Dy prej të cilave i premton se do t’i shënojë pikërisht Musa.

“Sa herë që luaj ndaj Argjentinës dhe ndaj Messi kam shënuar gol. Para katër vitesh, në botërorin e zhvilluar në Brazil, realizova dy gola ndaj Argjentinës (luante edhe Messi). Kur shkova te Leicester dhe luajtëm ndaj Barcelonës (luante edhe Messi) realizova dy gola. Ndaj, gjithçka mund të ndodhë, mund të realizoj sërish dy gola. Kjo ndeshje ndaj Argjentinës është e rëndësishme për Nigerinë, pasi jemi të detyruar të fitojmë”, u shpreh Musa.

Sulmuesi Musa është bërë edhe golashënuesi më i mirë i Nigerisë në Botëror, me 4 gola. “Jam i kënaqur për këtë arritje në nivelin personal. Nuk është e lehtë, por falënderoj skuadrën dhe trajnerin që më kanë mbështetur dhe inkurajuar gjithnjë”, tha Ahmed Musa.

Related posts

Mkhitaryan “thumbon” United: Mezi po pres të luaj futboll sulmues tek Arsenal

Q.Autor

HIDHET SHORTI NË EUROPA LEAGUE/ Dy shqiptarë rrezikojnë kryqëzimin “Beograd” në playoff

Delo.autor

Man United i gatshëm ta paguajë klauzolën marramendëse të Ter Stegen

Sadik.Autor

Leave a Comment