Futboll Sport

Milan, e ardhmja e klubit po vendoset në New York

Kush është Rocco Commisso? Biznesmeni italo-amerikan 68-vjeçar, pronar i skuadrës së New York Cosmos dhe themelues i “Mediacom Communications Corporation”, kompani telekomunikacioni me 1.19 miliard euro të ardhura në vit, po negocion blerjen e Milan me Yonghong Li.

Pasuria e tij është 4,5 miliardë euro dhe është takuar me pronarin aktual të Milan në New York për të finalizuar marrëveshjen. Takimi është zhvilluar në zyrat e “Goldman Sachs”, bankë investimesh që po luan rolin e këshilltarit për Commisso në këtë operacion.

Pasi të mbyllet marrëveshja, duhet kuptuar nëse presidenti aktual i kuqezinjve (Yonghong Li) do të zotërojë pjesën më të madhe të aksioneve apo një pakicë të tyre. Nuk përjashtohet mundësia edhe që ai të përjashtohet plotësisht nga klubi.

Related posts

E ÇUDITSHME NË UELLS-SHQIPËRI/ Mos e humbisni, ja momenti kur Edi Reja rrëzohet gjatë ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NË TORINO/ Sassulo mposht Juventus me përmbysje në “Allianz Stadium”

Delo.autor

Genoa hedh sytë në Shkodër, merr mesfushorin e talentuar

Sadik.Autor

Leave a Comment