Futboll Premier League Sport

Lampard është plot besim: Ky ekip mund ta fitojë Kupën e Botës

Ish-legjenda e Chelsea dhe trajneri i tanishëm i Derby County, Frank Lampard, ka deklaruar besimin e tij se Anglia mund të shkojë gjatë gjithë rrugës në Kupën e Botës. Pritshmëritë e “Tre Luanëve” u zbehën deri në një farë mënyre para Botërorit të Rusisë, por në dy ndeshjet e para të turneut, ata kanë treguar formë optimale.

Trajneri Southgate vendosi të kalojë në një formacion më sulmues përpara Kupës së Botës, me një modul më emocionues 3-5-2, duke dhënë më shumë futboll të rrjedhshëm, që tifozët menjëherë u ngroheshin.

“Unë mendoj se ne mund të shkojmë gjatë gjithë rrugës, me të vërtetë mund ta bëjmë, – tha Lampard për “BBC”. – Skuadra ka treguar potencial të madh në dy ndeshjet e para. Vetëm shikoni talentet në skuadrën tonë dhe mënyrën se si po luajnë, për t’u mbushur me optimizëm.

Lojtarët do të përqendrohen edhe më tepër nga loja në lojë dhe nga dita në ditë. Ky është futbolli i një turneu të tillë, kjo është ajo që duhet të bëjnë. Duke e parë nga jashtë, ne mund të shikojmë dhe të themi: Kjo skuadër ka një shans të vërtetë për ta fituar Botërorin.

Southgate e ka ndryshuar filozofinë e Anglisë gjatë dy viteve të fundit përmes mënyrës se si po luajmë. Gareth i bëri të gjitha këto lëvizje që na bëjnë të flasim më shumë tani për skuadrën sesa për “këtë pozicion” dhe “atë pozitë”.

Tani, me suksesin e të kualifikuarit për në 16 skuadrat e fundit, Anglia do të luajë kundër Belgjikës të enjten, ku do të vendoset se cila nga të dyja skuadrat përfundon në krye të Grupit G.

Related posts

NBA/ Lakers në telashe, basketbollisti Davis dëmtohet sërish dhe rrezikon të mos luajë

Delo.autor

Rio Ferdinand: Do ta merrja menjëherë këtë talent te Manchester United

Delo.autor

Franca hipotekon finalen, Samuel Umtiti prish ëndrrën e Belgjikës spektakolare (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment