Futboll Sport

De Biazi flet për të ardhmen, ka edhe një koment për Panuçin

De Biazi ka folur sa i përket Botërorit të Rusisë por edhe të ardhmes së tij. Ai shprehet se simpatizon 2 ekipe që e kanë bindur, Kolumbinë dhe Anglinë. “Kolumbia dhe Anglia janë ekipet që më kanë bërë përshtypje të mirë. Është e vështirë të bësh një parashikim se kush do të shkojë në finale këtë vit”, shprehet De Biazi.

Pas kësaj ai ka folur për zërat që e çojnë atë te stoli i Polonisë, por nuk mund të mos mungonte edhe një koment për pasardhësin e tij te stoli kombëtares sonë, Panuçin. “ Zërat që më shohin te stoli i Polonisë, janë fals. Panuçi po has vështirësistë që kisha unë në fillim. Ndeshja me Kosovën dhe Ukrainën nuk janë vendimtarë”, përfundoi ish-tekniku i kombëtares sonë.

Related posts

Conte i prerë për të ardhmen: Dua të qëndroj te Chelsea

Sadik.Autor

SHQIPËRI-HUNGARI/ Vata: Kjo është ndeshja vendimtare për “Kuqezinjtë”. Ja e vërteta me Kumbullën…

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ TEUTËS/ Trajneri Longo jep sinjale lamtumire: Nuk e di nëse do të jem këtu, është koha të flasim

Delo.autor

Leave a Comment