Futboll Kosova Sport

E BUJSHME/ Ish-futbollisti i Anglisë bëhet aksioner i klubit nga Kosova

Ditë e madhe për klubin e Ferizajt. Ish-futbollisti i Premier Ligës dhe i kombëtares angleze, Brian Din, do të jetë aksioner i skuadrës nga Kosova, teksa ka vendosur të blerë 50 % të aksioneve. Lajmi është bërë publik nga vetë drejtuesit e Ferizajt nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

51-vjeçari është një emër i njohur në futbollin botëror, teksa është aktivizuar me klube të mëdha si Shefild Junajtid, Lids, Benfika, Leister, Uest Hem, Sandërlend, etj. Gjithashtu Din ka qenë pjesë edhe e kombëtares angleze në vitet 1991-1992. Ai ka provuar të ushtrojë edhe profesionin e trajnerit, teksa në për 2 sezone në 2012-2014 drejtoi norvegjezët e Sarpsborgen.

NJOFTIMI I FERIZAJT:

DITË E MADHE PËR KF FERIZAJ.

Ferizaj, 07/07/2019:.Sot eshtë një ditë e madhe për klubin tonë, një ditë që e kemi pritur që sa vite. Sot klubi jonë do të privatizohet nga ish-futbollisti i Premier League, Brian Dean dhe donatorët e tjerë vendor.

Sot faqja e vetme dhe zyrtare e klubit do të ju mbajë të informuar për çdo gjë direkt nga Emerald.

Ceremonia pritët të nisë prej orës 18;00 në Emerald.

Related posts

RRËFIMI PREKËS/ Nëna e Rashicës tregon momenin dramatik: Si më ra Miloti nga duart në ujë gjatë luftës (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Spanjë-Francë. Rezultati 1-2

Delo.autor

TALENTI HAALAND KUSHTON SHTRENJTË/ Manchester United kërkon përforcime, nis kontaktet për ish-dështimin e Milanit…

Delo.autor

Leave a Comment