Bundesliga Futboll Sport

Lewandowski tregon se si Pep Guardiola ka ndikuar tek ai në futboll

Eksperienca e Pep Guardiola-s te Bayern Munchen nuk ishte entuziazmuese, të paktën nëse krahasohet me pritshmëritë që kishin fansat dhe drejtuesit kur ai u ul në stol e megjithatë, opinioni që ai la pas ka qenë shumë i mirë.

Trajneri katalanas vinte pas sukseseve me Barcelonën në kampionat dhe Ligën e Kampioneve dhe në Bavari shpresonin se ai do ta udhëhiqte skuadrën më të titulluar te Bundesliga-s që të dominonte Evropën.

Por Bayern me Pep-in as në finale nuk mbërriti dot. E megjithatë, fansat u zbavitën me spektaklin e ekipit në fushë. Madje një pjesë e lojtarëve u lidhën shumë edhe me trajnerin, E një prej tyre ishte edhe sulmuesi Robert Lewandowski.

Sulmuesi polak, në një intervistë për “The Player Tribune” foli për bashkëpunimin e tij me teknikun katalanas.

“Pep është një nga trajnerët që më ka befasuar më së shumti me përgatitjen. Ai e ndryshoi mënyrën time të të menduarit të futbollit.”Ndërkohë që te Borussia Dortmund ai bashkëpunoi me një tejër emër të madh si Jurgen Klopp dhe një nga rivalët më të vështirë te Guardiola-s,.

“Për mua Klopp është si një mik. Me të mund të flasësh për çdo gjë që ke qejf, mund ta marrësh ën telefon edhe në pesë të mëngjesit dhe ai do të përgjigjet. Është si një baba”, u shpreh Lewandowski.

Futbollisti i cili është i angazhuar në Kupën e Botës me kombëtaren polake, ka pasur një eksperiencë negative. Përfaqësuesja e tij ka pësuar 2 humbje dhe edhe këtë herë i thotë lamtumirë pjesëmarrjes në kompeticionin më të rëndësishëm të planetit. Ajo që ka ngelur për sulmuesin e Bayern-it dhe ekipin e tij është goli dhe fitorja e nderit.

Related posts

Drogba ndodhet në Londër, për të motivuar Chelsean kundër Tottenhamit

Sadik.Autor

FUTBOLL FEMRA/ Fitojnë titullin kampion për herë te tetë radhazi, “ligjin” në Shqipëri e bën Vllaznia

Delo.autor

AS CONE E AS ZIDANE/ Ja kush është objektivi kryesor i Manchester United për të marrë vendin e Solskjaer…

Delo.autor

Leave a Comment