Futboll Seria A Sport

Spalletti i sigurt: “Yjet” nuk LARGOHEN, ja çfarë do të ndodh me IKARDIN…

Ardhja e Radja Nainggolan është një lajm i madh i momentit për tifozët e Interit, por ata janë, gjithashtu, duke pritur për të parë të ardhmen e kapitenit të tyre, Mauro Icardi. Në këtë front, Luciano Spalletti fshin çdo dyshim.

Duke folur në një ngjarje të organizuar nga “Inter Club” në Toscana, trajneri zikaltër foli me shumë siguri: “Icardi nuk largohet, do të qëndrojë me ne, sepse është një lojtar i rëndësishëm. Grupi që kam në dispozicion është i shquar. Karriera ime ka parë njerëz aq profesionistë dhe korrektë. Lojtarët tanë kanë pasur një disponueshmëri totale për gjithçka që lidhet me ndjenjën e përkatësisë dhe angazhimit”.

Fjalë të rëndësishme dhe besimi, që rikonfirmojnë edhe Andrea Ranocchia: “Mjerë për këdo që e prek atë, sepse është një lojtar shumë i fortë. Ishte i pafat në disa raste, por ka një personalitet të madh”.Spalletti promovon merkaton e kryer deri më tani nga klubi: “Kemi dy ekipe, ai që shkon në fushë dhe tjetri në stol. Të dyja ekipet janë të nivelit më të lartë. Ne shohim se puna është e ndryshme nga vite të tjera. Ka më pak fjalime dhe më shumë fakte. Ka disa aksione, që duhet të respektohen, por ne po bëjmë një punë të rëndësishme”.

Related posts

KROS MESAZH SULMIT/ Golat nuk iu përgjigjen rasteve, kemi humbur ndjenjën për të festuar

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një SUPER ASIST nga Rabiot, talenti Chiesa ndëshkon Porton me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

HYSAJ me shokë lajnë “mëkatin”/ Ja çfarë vlerësimi jep Ancelotti për skuadrën

Isa.Autor

Leave a Comment