Futboll Sport

SKANDALI i FIFA-s, shikoni foton nacionaliste serbe të postuar në faqen zyrtare

Para fillimit të Kampionatit Botëror, konkretisht në datën 12 qershor, organi më i lartë i futbollit, FIFA ka postuar në faqen zyrtare një foto të futbollistit serb, Nemanja Matiç me 3 gishtat e ngritura. Ky veprim është totalisht politik dhe kundër shqiptarëve.

Ky gjest i Matiç nuk përbën provokim, ndërkohë që e kanë postuar edhe ta faqja zyrtare, teksa për shqiponjën e Xhakës dhe Shaqirit është hapur një proçedurë disiplinore dhe pritet ndëshkim. Do të ishte tejet absurd dhe i papranueshëm që dy futbollistët shqiptarë të dënoheshin për festën e tyre me shqiponjë.

Por çfarë nënkupton ngritja e tre gishtave?

Përdorimi i parë i popullarizuar i përshëndetjes me tre-gishtat (me gishta të ndara) ishte në vitin 1988, kur serbët e përdorur për të kundërshtuar shqiptarët, kroatët dhe sllovenët. Gjesti i tre gishtave është një simbol ekskluziv serb, i cili në vitet e fundit ka marrë ngjyrime të forta nacionaliste, pasi u përdor në masë nga forcat paramilitare serbe në luftë.

Sot përshëndetja përdoret nga anëtarët dhe mbështetës të pothuajse të gjitha partive politike serbe në tubimet e tyre gjatë fushatave zgjedhore. Ajo mund të shihet në të gjitha llojet e demonstratave në rrugë dhe festime. Përshëndetja është përdorur shpesh nga tifozët dhe lojtarët kur festonin për fitoret e tyre.

Related posts

MBYLLI SEZONIN NË “KRIZË” GOLASH/ Ronaldo kap kuotën më të ulët në 10 vite, ja statistikat befasuese

Delo.autor

REAL MADRIDI KALON NË EPËRSI/ Shënon Ramos nga pika e bardhë (FOTO)

Delo.autor

Higuain? Sarri është në pritje të dikujt tjetër

Sadik.Autor

Leave a Comment