Gossip Sport

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane fans i Dua Lipas

Harry Kane është idhull për mijëra e mijëra tifozë, por edhe kapiteni i Anglisë ka personazhet e tij të preferuar. Sulmuesi i Tottenham-it realizoi trigolësh në takimin kundër Panamasë, që “Tri Luanët e fituan me rezultatin 6-1.

Një televizion brazilian i kërkon çdo futbollisti që realizon tripletë që të përzgjedhë një këngë e më pas ajo transmetohet në studio. Sipas “Blic”, meqë anglezi realizoi ata e kontaktuan dhe i ëkrkuan që të shprehte preferencën e tij.

Dhe Kane zbuloi se është një fans i Dua Lipa-s dhe i Calvin Harris dhe kënga që dëshironte të dëgjonte ishte “One Kiss”. Për Duan, e cila ishte këngëtarja e ftuar në ceremoninë hapëse të finales së Ligës së Kampioneve ja ku zbulohet një fans i veçantë, as më shumë e as më pak se kapiteni i Anglisë dhe golashënuesi më i mirë anglez në premier League.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Chelsea-Sheffield, nis pjesa e dytë. Rezultati 2-0

Delo.autor

CHAMPIONS/ 8 gola në 10 ndeshje, vetëm 3 janë më të mirë se Icardi në histori

Delo.autor

Nderuan shqiptarët/ Ja kujt ia dedikon triumfin futbollisti i SKËNDERBEUT

Isa.Autor

Leave a Comment