Futboll Sport

Suarez dhe Cavani “kafshojnë” Rusinë/ Uruguai konfirmohet lideri i grupin A (VIDEO)

Uruguai ka shkërrmoqur organizatorët e Rusisë duke i mundur me rezultatin e thellë 3-0. Skuadra amerikano jugore nuk e diskutoi për asnjë çast sfidën duke kaluar në epërsi në minutën e 10’. Protagonist u bë sulmuesi Luis Suarez i cili me një goditje dënimi shënoi një gol spektakolar.

Superioriteti i djemeve të drejtuar nga Oskar Tabarez nuk do të ndalet këtu dhe do të dyfishojnë rezultatin me një autogol të mbrojtësit Ankinpov. Gjërat u bën më të vështira për Rusinë në minutën e 36 pasi Igor Smolikov doli me karton të kuq.

Në pjesën e dytë pas një mori rastesh të humbura nga Uruguai, në minutën e 90′ sulmuesi Edinson Kavani arrinë të shënoi edhe golin e tretë dhe të parin për të në rrafshin personal.

Përfundimisht 3-0 dhe Uruguai siguron vendin e parë bë grupin A me pikë të plota. Ndërkohë Rusia edhe pse u mund do të kalojë në raundin e 1/16 pasi ka grumbulluar 6 pikë.

Përgatiti:AlpeNews.al

https://www.youtube.com/watch?v=efyeXQlSwY8

Related posts

Rolando pa kontratë, portugezi ka oferta nga skuadrat prestigjoze në kampionatit turk

Sadik.Autor

HABIT BOLT/ MAKTHI IM më i madh SI FUTBOLLIST është se NUK VRAPOJ DOT

Isa.Autor

“PO PLAKET”/ Lorik CANA PROVOKON KEQ bashkëshorten për ditëlindje (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment