Futboll Sport

LAJM I KEQ për Argjentinën/ KROACIA do luajë pa 10 TITULLARË ndaj Islandës

Argjentina duhet të besojë te mrekullia për t’u kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kupën e Botës, duke e mposhtur Nigerinë dhe duke shpresuar se një Kroaci me 10 ndryshime në formacion do ta ndalë Islandën në ndeshjen tjetër të Grupit D të martën.

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, e ka bërë të qartë se do të bëjë 10 ndryshime në formacionin bazë për ndeshjen e fundit në grup kundër Islandës të martën mbrëma, pasi ekipi i tij tashmë e ka siguruar kualifikimin.

Disa lojtarë do të pushojnë, ndërsa me disa të tjerë nuk do të rrezikojë, pasi ata janë një karton larg pezullimit. Marcelo Brozovic është i pezulluar dhe nuk ka të drejtë të luajë (pasi ka marrë dy kartonë të verdhë, kundër Nigerisë dhe Argjentinës).

Një karton larg pezullimit janë Ivan Rakitic, Mario Mandzukic, Ante Rebic dhe Sime Vrsaljko, prandaj edhe Dalic ka vendosur të mos rrezikojë me ta, pasi në rast ndëshkimi ata do të mungonin në ndeshjen e Kroacisë në fazën e eliminimit direkt.

Luka Modric, Danijel Subasic, Dejan Lovren, Domagoj Vida dhe Ivan Strinic, po ashtu nuk do të startojnë nga fillimi.

Nëse Islanda fiton ndaj Kroacisë dhe Argjentina ndaj Nigerisë, atëherë do të shikohet diferenca e golave për të vendosur se cila nga këto dy skuadra i bashkohet Kroacisë në 1/8-at e finaleve.

Related posts

NGA RAPO TEK RAMADANI/ ish-lojtarët e Superiores largohen të gjithe nga klubi kuqezi…

Delo.autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Atletico “parakalon” Interin dhe Milanin, rrëmben futbollistin që spikati në Serie A

Delo.autor

PAS KËRKIMEVE/ Policia jep shpresë për Salën: Janë gjallë, por nuk po lidhemi dot

Delo.autor

Leave a Comment