Futboll Sport

Mesfushori shqiptar drejt Beshiktashit, klubi e vlerëson 25 milionë euro

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në media. Bëhet fjalë për mesfushorin me origjinë shqiptare, Enis Bardhi, i cili është pjesë e skuadrës së Levantes në Spanjë.

22-vjeçari i cili realizoi një sezon fantastik duke shënuar gola spektakolarë kërkohet nga skuadra turke e Beshiktashit. Pengesa e vetme është kërkesa e klubit spanjoll, i cili e vlerëson Bardhin plot 25 milionë euro.

Mesfushori shqiptar, i cili përfaqëson kombëtaren e Maqedonisë, u ble nga skuadra e Ujpestit për 1.5 milionë euro, ndërsa vlera e tij ka shkuar në 25 milionë. Përveç Bardhit, Bershiktashi ka shprehur interes edhe për fantazistin kroat Alen Haliloviç.

Related posts

BARCELONA SI “LOS BLANCOS”/ Shtypi spanjoll kërkon përjashtimin e “Katalanasve”

Delo.autor

Shkëmbimi Mkhitaryan-Sanchez, ndërhyn menaxheri Mino Raiola

Q.Autor

Koret raciste ndaj Matuidi, francezi merr mbështetje maksimale ish futbollistët e Serie A

Q.Autor

Leave a Comment