Futboll Sport

Befason Juventusi, refuzon të nënshkruajë me mesfushorin që i vetëofrohet

Mesfushori anglez Jack Wilshere i është ofruar gjigantëve të Serie A,  Juventusit sipas “Calcio Mercato”. 26-vjeçari njoftoi kohët e fundit dëshirën e tij për t’u larguar nga “Emirates Stadium”, me kontratën e tij që përfundonte në fund të muajit me “Topçinjtë”.

Mesfushori u bashkua me Arsenalin në vitin 2011 si një lojtar i ri dhe u ngjit nëpër radhët për t’u bërë një nga të rinjtë më të mirë në Angli. Megjithatë, problemet e dëmtimit, sollën rënien e tij. Mesfushori ka vuajtur shumë në kohët e fundit, teksa humbi shansin edhe për t’u bashkuar me kombëtaren angleze për Kampionatin Botëror.

“Calcio Mercato”, kupton se Wilshere i është ofruar Juventusit, i cili nuk e sheh atë si një prioritet këtë merkato vere, edhe pse më herët kanë qenë të interesuar. Ndërsa 26-vjeçari do të jetë në dispozicion si një transferim i lirë, Juventusi nuk e dëshiron anglezin jo vetëm sepse i sheh mesfushorët e tjerë si prioritete, por sepse kërkesat e agjentit të lojtarit janë shumë të larta.

Wilshere kërkon një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon dhe “Zonja e Vjetër” beson se është shumë për një lojtar, i cili nuk ka garantuar qëndrueshmëri në vitet e fundit. Sidomos, pasi Juventusi pagoi 16 milionë euro për komisionet në transferimin e mesfushorit Emre Can. Bardhezinjtë nuk kanë gjasa të lëvizin për lojtarin, teksa mesfusha e tyre duket e kompletuar. Milani gjithashtu ka treguar interes për 26-vjeçarin në të kaluarën, por tani kuqezinjtë ndodhen në një situatë tepër të vështirë, teksa rrezikojnë të përjashtohen nga kompeticionet evropiane. Përveç klubeve të Serie A, edhe nga Premier League ka interes për Wilshere, me West Ham që kanë treguar gatishmërinë t’i ofrojnë mesfushorit anglez një kontratë njëvjeçare. Gjithçka pritet të vendoset nga anglezi, që duket se nuk ka shumë opsione zgjedhjeje, pavarësisht klasit të tij.

Related posts

Superdueli i Championsit: Bayern ka mungesa, Zidane ul në stol Benzeman/ Formacionet zyrtare

Sadik.Autor

ABSURDE/ Spitali nuk merrte përsipër ndeshjet, klubi dhe bashkia blejnë ambulancën dhe mjekun

Isa.Autor

AVDIJAJ MBETET “MISTER” TEK TIRANA/ Nuk stërvitet me grupin që pas ndeshjes me Jang Boisin

Delo.autor

Leave a Comment