Futboll Seria A Sport

50 vitet e Maldini-t: Jam i shqetësuar për situatën tek Milan

Nesër legjenda Paolo Maldini mbush 50 vjeç, dhe për të celebruar këtë rast Gazzetta dello Sport, ka realizuar një intervistë ku tema kryesore ka qenë kriza që po kalon Milan.

Në këtë intervistë, kapiteni legjendar ka folur edhe për dënimin e mundshëm të UEFA-s: “Jam shumë i shqetësuar. Unë nuk mendoj se UEFA e ka personale me Milan-in, mendoj se ata do të dëshironin një Milan të fortë. Le të presim se çfarë do të ndodhë”. I vënë para disa alternativave ai ka zgjedhur: “Milani më i mirë? Ekipi i parë i Sacchi-t, ’92 -93 i Capello-s dhe 2002-03 i Ancelotti-t. Ka pasur shumë cilësi, madje edhe në stol “.

Maldini vazhdon: “Fanella e Milan? Për mua është kështu: Unë kam patur vetëm dy fanella në jetën time, kuqezi dhe të kaltër. Dhe zgjedhjen, atë të vërtetën, nuk e bën kur je fëmijë, por pak nga pak, duke kuptuar për shembull se cila skuadër ka të njëjtat objektiva me ty. Nuk e kam konsideruar kurrë largimin nga Milan dhe klubi nuk më ka propozuar asnjëherë largimin. Propozime për t’u kthyer tek Milan? Unë jam me fat që nuk kam nevojë të punoj dhe prandaj mund të zgjedh. Megjithatë, Barbara Berluskoni-t i kam thënë po: nuk ishte faji im që nuk u realizua. Kam refuzuar pronarët aktual. Ishte vendosur që do të isha menaxheri i Italisë në Botërorin e 2014, por më pas federata nuk më kontaktoi më. Kam refuzuar Chelsean sepse sapo isha tërhequr dhe nuk e kisha të qartë rolin tim.’’

Related posts

E BUJSHME NË MERKATO/ Klubi “Zikaltër” gjen zëvendësuesin e yllit argjentinas, ja emri

Delo.autor

Nuk shkoi dot në finale, ja nota e Berishës kundër Juves….

Q.Autor

PARTIZANI-TIRANA/ Po pritnin një ambulancë, pjesa e dytë e derbit nis me vonesë

Delo.autor

Leave a Comment