Futboll La Liga Sport

Barcelona e mahnitur pas yllit të Rusisë, por ka shumë rivalitet

Juventusi dhe Chelsea janë të interesuar të nënshkruajnë me mesfushorin rus, dhe “Zonja e Vjetër” tashmë ka  dorëzuar një ofertë prej 20 milionë eurosh. CSKA Moscow ka kërkuar një pagesë prej 25 milionë eurosh dhe nëse klubi dëshiron të nënshkruajë me të, duhet të përputhet me vlerësimin.

Nëse Chelsea do të bëjë një ofertë, atëherë klubi rus do ta vlerësojë ofertën për Golovin për shkak të faktit se i riu ka një kontratë deri në vitin 2021. Gjithsesi kohët e fundit babi i Golovin u shpreh se djali i tij po mëson anglisht, pasi i pëlqen ideja e të luajturit në Premier League dhe duket sikur blutë e Londrës janë të favorizuar për të siguruar shërbimet e mesfushorit rus. Gjithashtu Barcelona ka treguar interes edhe për N’Golo Kanté, por francezi përveçse ka një çmim të lartë, për të ka interes edhe Real Madridi dhe PSG.

Related posts

SHUHET MARADONA/ Armand Duka mesazh për legjendën: Futbolli humbi një Mbret

Delo.autor

JASHTË FUSHAVE PËR 2 MUAJ/ Tronditet Real Madrid, ja lajmi më i hidhur për Hazard

Delo.autor

Pritjet mbinjerëzore të 5 portierëve, që ju lënë pa frymë (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment