Futboll Sport

Portugalia dhe Ronaldo me fat, Irani për pak preku mrekullinë (VIDEO)

Portugalia ka barazuar 1-1 ndaj Iranit duke humbur kështu vendin e parë në minutat shtesë të ndeshjes. Teksa të gjithë po mendonin se Portugalia do të fitonte duelin në distancë me Spanjën, një gol i iranianëve nga pika e bardhë e penalltisë, dhe goli i Iago Aspas ndaj Marokut ka kthyer gjithçka brenda dy minutave.

Një rezultat zhgënjyes për Ronaldo me shokë, sidomos për yllin e Real Madrid, i cili kishte gjithçka në dorë por shpërdoroi një penallti në pjesën e dytë. Iranianët nuk u dorëzuan për asnjë moment dhe patën një rast të artë për të lënë eliminuar portugezët nga turneu. Portugali do të luajë ndaj Uruguait në 1/8-at.

https://www.youtube.com/watch?v=gTWbtfn0fro

Related posts

SERIE A DHE RENDITJA SURPRIZË/ Juventus përfundon jashtë Europës, Milan-i drejt Serisë B

Delo.autor

Pas transferimit të Nainggolan/ Spalletti bën deklaratën “BOMBË”

Isa.Autor

KLUBI I SULMUESIT SHQIPTAR NË TELASHE/ I zbriten 12 pikë për renditjen e sezonit të ardhshëm. Ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment