Futboll Sport

Santos i sinqertë: Duhet të shkojmë e të falenderojmë Zotin

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, vuri në dukje se, pavarësisht barazimit 1-1 kundër Iranit, u arrit qëllimi kryesor. Me këtë rezultat luzitanët u renditën në vend të dytë në Grupin B duke kaluar në turin tjetër ku i pret Uruguai. “Ne kemi hyrë në lojë mirë, me kontrollin e saj dhe Irani në pjesën e parë ka pasur një ose dy kundërsulme, në një moment gjërat u ndërlikuan, u bë shumë e vështirë për të luajtur një kundër një duke e përshkruar të gjithë fushën. Nuk e kuptonin se çfarë po ndodhte, William ishte i humbur dhe prej andej patëm probleme të mëdha”, tha Santos.

“Në në pjesën e dytë kemi përmirësuar gjërat që bëm gabim dhe kemi kontrolluar përsëri lojën. Ne duhet ta kishim zgjidhur më mirë dhe përfunduam duke vuajtur golin e qetësisë. Pastaj, natyrisht, këto ndeshje janë të tilla, ne tashmë e dinimi se Irani do të rrezikonte gjithçka, sidomos në lojën në ajër. Gjëja më e rëndësishme ishte të shkojmë e ta falenderojmë Zotin që kemi kaluar më tej”, tha Fernando Santos.

“Unë mendoj se kemi bërë shumë mirë. Ne kemi arritur qëllimin tonë dhe tani duhet të fitojmë energjitë gjatë ditëve të ardhshme për të menduar për ndeshjen e ardhshme. Tani duhet të vazhdojmë me këtë mentalitet të fituar dhe të presim për ndeshjen e ardhshme”, tha fillimisht mesfushori i krahut Ricardo Quaresma, i cili më pas u ndal te ndeshja me Uruguain. “Ne i dimë vështirësitë që do të kemi kundër Uruguait. Ata janë një skuadër e madhe me lojtarë shumë të mëdhenj, por gjëja më e rëndësishme tani është që ne të riaftësohemi dhe të jemi gati për Uruguain”, shtoi ish-ylli i Interit, që sot ishte edhe lojtari i ndeshjes, pas golit të shkëlqyer që realizoi ndaj Iranit në barazimin 1-1.

Related posts

UEFA zgjedh ekipin më të mirë të sezonit 2017/18 në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

Vazhdon lufta e ashpër për “Këpucen e Artë”, ja kush prin listën (FOTO)

Q.Autor

MERRET VENDIMI/ Federata Angleze e Futbollit me sanksione të rënda, gjobë 5 mijë paund për ata lojtarë që…

Delo.autor

Leave a Comment