Futboll Premier League Sport

Prapaskena e merkatos, talenti francez: Isha me Mourinho-n, folëm gjatë…

Manchester United mund t’i rrëmbejë Nabil Fekir Liverpool-it, këtë e ka sugjeruar presidenti i Lyon.

Disa javë më parë ishte thuajse i kryer transferimi i Fekir te Liverpool, por zvarritjet e operacionit bënë që të anulohej, tani presidenti i Lyon thotë se ka të interesuar të tjerë.

“Kam qenë me Jose Mourinho-n. Kishim një diskutim të gjatë,” shprehet Aulas për beIN Sports.

“Personalisht, nuk jam duke diskutuar më me Liverpool. Për momentin po presim që Franca dhe Nabil të zhvillojnë një Botëror të madh.”

Fekir, i cili ka shënuar 23 gola për Lyon në sezonin e kaluar është pjesë e skuadrës së Francës në Kupën e Botës.

Thuhet se arsyeja e anulimit të transferim te Liverpool ka qenë një dëmtim i vjetër që është shfaqur në vizitat mjekësore.

Related posts

E FUNDIT/ Tronditen yjet e Barcelonës, klubi ul rrogat në mënyrë marramendëse. Ja shkaku…

Delo.autor

DYSHE PERFEKTE/ Pedro Augusto dhe “muza” e tij “zbukurojnë” Superioren

F.autor

ZYRTARE: Largohet nga PSG-ja, ‘ylli’ brazilian transferohet në Angli

Q.Autor

Leave a Comment