Futboll Premier League Sport

Marouanne Fellaini: Të ardhmen e zbulojë më 1 korrik!

Marouanne Fellaini do të marrë një vendim mbi të ardhmen e tij brenda disa ditëve, pasi ka refuzuar një rinovim me Manchester United.

Mesfushori, aktualisht në Botëror me Belgjikën, tha se nuk ka qenë shumë i shqetësuar mendërisht nga mungesa e ekipit dhe do ta konfirmojë të ardhmen më 1 korrik.

Arsenal është një nga skuadrat e interesuara për të marrë Fellaini-n me parametra zero, teksa gjithashtu ka pasur interes nga Italia dhe Turqia.

30-vjeçari, i cili ka që prej 2013 tek United, ka luajtur një rol jo-protagonisti sezonin e kaluar nën drejtimin e Mourinho-s, duke bërë vetëm pesë ndeshje si titullar në Premier League dhe dy në Champions League.

“Paqartësia për të ardhmen time nuk ndikon në paraqitjen time me Belgjikën,” shprehet Fellaini.

“Jam i fortë mendërisht dhe shumë shpejt do të zbuloj se ku do të luaj sezonin e ardhshëm.

“Konfirmimi vjen më 1 korrik? Po.”

Related posts

Penalltia kundër Juves, Presidenti i UEFA-s: Collina nuk preket!

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Ishte në bisedime me Partizanin dhe Tiranën, Da Silva firmos me skuadrën e… (FOTO)

F.autor

LLOGARITË MATEMATIKORE/ Si kualifikohet Milani në fazën e 1/8-ve të Champions-it

Delo.autor

Leave a Comment