Futboll Sport

Argjentina vuan por kualifikohet mes drithërimash (VIDEO)

 

Në këto ndeshje të grupit ata kanë vuajtur shumë. Si zakonisht e mbyllën edhe takimin kundër Nigerisë me sytë të mbushur me lot. Veçse për fansat argjentinas këto nuk ishin lot trishtimi, por gëzimi.

Në një sfidë shumë të vështirë, Argjentina ia doli që të fitonte ndaj rivalëve afrikanë me rezultatin 2-1. Pas minutës së 85 të takimit, situata u bë më lehtësuese për albiçelestet që gjetën goline fitores dhe morën njoftimin se Kroacia kaloi sërish në avantazh ndaj Islandës. Në stadiumin “Shën Petërsburg” dëgjohej vetëm kori i fansave albiçelesteve.

Argjentina e kishte të qartë se duhet të jepte më shumë se gjithçka në këtë takim dhe me këtë ide u fut në lojë. Në 45 minutat e para u pa një skuadër mjaft kërkuese, që në nisje e vuri në presion Nigerinë.

Ylli i ekipit Lionel Messi i çoi gjithë argjentinasit në qiell me golin që shënoi. I pari për argjentinasin në ëktë botëror dhe i 100-i i këtij kompeticioni. Për t’iu rikthyer historisë, në Brazil në 2014, golin e 100 të asaj Kupe Bote e realizoi Neymar, kurse në 2010 në Afrikën e Jugut, Andres Iniesta.

Në vazhdim, prania e Messi-t u zbeh në fushë. Duket sikur goli e vuri disi në gjumë. Rreziku albiçeleste krijohej nga treshja Messi-Banega-Di Maria. Duhet thënë se këto 45 minuta ishin më të mirat e skuadrës së Sampaoli-t në këtë kompeticion.

Në pjesën e dytë situata u kthye në menjëherë shqetësuese, pasi falë një penalltie të shkaktuar nga Mascherano, Nigeria barazoi. Victor Moses nga pika e bardhë nuk gaboi.

Afrikanët morën zemër dhe shtuan presionin, duke rrezikuar disa herë më kundërsulme. Por edhe amerikano latinët u shfaqën rrezikshëm, në presion nga barazimi.

NIGERI-ARGJENTINË 1-2

Roho 87′


Moses pen 51′

Mesi 15′

35′ Prekja e topit me gishta nga ana e portierit dhe shtylla i mohon golin e dytë Lionel Mesit

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Dybala i thotë “PO” Manchester United, por ka një kërkesë…

Delo.autor

Presidenti shpërfill Heynckes: Ylli brazilian ende mund të ëndërrojë Bayern

Sadik.Autor

KËRKOHET NGA SHUME KLUBE/ Dy skuadrat e mëdha europiane pas mesfushorit të Chelsea, e kërkojnë në huazim

Delo.autor

Leave a Comment