Futboll La Liga Sport

Arsenali kërkon të “JOSHË” mesfushorin spanjoll të Real Madridit

Arsenal vijon të jetë në kërkim të lojtarëve për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri. Emri i fundit që përmendet në shtëpinë e “Topçinjve” është ai i Lucas Vazquez nga Real Madrid.

Spanjolli pëlqehet shumë nga trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ndërkohë që për të blerë kartonin e tij nga kampionët e Europës nuk do të jetë e lehtë.

Vazquez ka një kontratë deri në vitin 2021, ndërkohë që e ardhmja e tij pritet të vendoset edhe nga vendimet e trajnerit të ri te madrilenëve, Julen Lopetegui, i cili e grumbulloi 26-vjeçarin me Kombëtaren e Spanjës për në “Rusi 2018”, para se ai të shkarkohej nga drejtimi i kësaj të fundit.

Related posts

KRITIKON SANE PASI U ZËVENDËSUA DY HERË BRENDA NDESHJES/ Mateus: Ja arsyeja përse Guardiola e la të ikte…

Delo.autor

SITUATA E ICARDIT TEK INTERI/ Ish-drejtori sportiv i Milanit zbulon: I vetmi gabim që bën është se…

Delo.autor

LARGIMI I RONALDOS/ Perez qetëson tifozët: Do afrojmë lojtarë fantastikë 

Isa.Autor

Leave a Comment