Futboll Seria A Sport

Interi dhe Sassuolo gjejnë dakordësinë për mesfushorin italian

Mediat italiane shkruajnë se Interi dhe Sassuolo kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Matteo Politanos në Milano.

Pas një takimi të zhvilluar mes përfaqësuesve të dy klubeve, është rënë dakord që 24-vjeçari të kalojë në “San Siro” në formë huazimi, me të drejtë blerje për rreth 25 milionë euro. Gjithashtu të përfshirë në këtë operacion janë edhe lojtarët e rinj të Interit, mesfushori Gabriele Zappa dhe qendërmbrojtësi Davide Merola.

Politano zhvilloi një sezon mjaft të mirë te Sassuolo, ndërkohë që për të ka patur interes nga shumë ekipe, jo vetëm në Seria A.

Related posts

“UNË NUK JAM QEN ROJE, POR TRAJNER”/ Allegri prish vendimin e klubit me Juventusin

Delo.autor

Luan me Standard Liege, 19-vjeçari i “shkel syrin” Shqipërisë

Sadik.Autor

LIVE/ Partizani-Flamurtari: Duel “shahu” për fitoren e madhe, ka startuar supersfida

Isa.Autor

Leave a Comment