Futboll Sport

Azdren Llullaku kthehet në Rumani, kontratë 2-vjeçare me Astra Giurgiu

Azdren Llullaku do të luajë në Rumani sezonin e ardhshëm në radhët e Astra Giurgiu. Më përfundimin e sezonit dhe rënien e Virtus Entellas nga Seria B, futbollisti shqiptar është larguar nga ekipi italian, për t’u kthyer atje ku u bë i famshëm, pikërisht në Rumani.

30-vjeçari do të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare me Astran, që beson shumë te cilësitë e shqiptarit, edhe pse nuk ka mundur t’i tregojë ato që pas largimit nga Gaz Metani në fillim të 2016-ës. Llullaku u ble nga Astana, por vetëm pak muaj më vonë u huazua te Tobol.

Sulmuesi shqiptar ka qenë golashënuesi më i mirë i ligës së dytë të Rumanisë dy sezonet më parë me 16 gola në 20 ndeshje.

Related posts

PËRSHTATJA E VËSHTIRË ME SPANJËN/ Rrëfehet ylli i Realit: Shkova për të ngrënë darkën në 20:00, por…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Tottenham-Bayern Munich. Rezultati 2-7

Delo.autor

“SEZONI NË DHJETË DITË”/ Shehi largon presionin: Është koha të marrim frytet

F.autor

Leave a Comment