Bundesliga Futboll

Dikur luante me Milanin, sot ish mesfushori kuqezi ka nënshkruar me Mainz

Goditje surprizë në merkato e Mainz, që mposhti Ajax-in për shërbimet e ish-mesfushorit të Milanit, Nigel de Jong. Klubi gjerman e konfirmoi arritjen e marrëveshjes në faqen zyrtare.

Pas dy vjetësh në kampionatin turk, holandezi vendosi të transferohet në Gjermani edhe pse dukej shumë pranë rikthimit te Ajax. 33-vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Sandro Schwarz deri në fund të sezonit.

De Jong u shpreh i lumtur për zgjedhjen e tij, tha se e njeh mirë klubin dhe historinë. Ai pohoi se do të japë maksimumin për të ndihmuar skuadrën, ndërsa falënderoi edhe drejtuesit e klubit për mundësinë që i dhanë.

Related posts

Ze Maria ndjen frikë/ Tani nuk ka më justifikime, iki nëse nuk vjen kthesa

Isa.Autor

“REJA DUKET SI 40 VJEÇ”/ Duka konfirmon trajnerin italian dhe përplasjet me Brojën: Prindrit duhet ta edukojnë

Delo.autor

106 VJETORI I PAVARËSISË/ Djemtë e Arsenalit urojnë Shqipërinë në mënyra të veçanta (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment