Futboll La Liga

(FOTO) Coutinho bashkë me familje mbërrin në Barcelonë, shihni si pritet në aeroport

Philippe Coutinho ka mbërritur në Barcelonë, pas arritjes së marrëveshjes mes Barçës dhe Liverpoolit për transferimin e tij në “Camp Nou”.

Coutinho bashkë me bashkëshorten dhe bijën e vet tashmë gjenden në Barcelonë përmes një fluturimi privat, shkruan Mundo Deportivo.

Gjiganti spanjoll ka konfirmuar se Coutinho ka nënshkruar kontratë për pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe për pesë sezone tjera, si dhe do të ketë një klauzolë lirimi në vlerë 400 milionë euro.

E përditshmja spanjolle raporton se Coutinho u prit nga një furgon i klubit në aeroport dhe u nxor nga aty fshehurazi në mënyrë që shtypi të mos e fotografonte apo xhironte lojtarin.

Barcelona dhe Liverpooli kanë rënë në ujdi për transferimin e brazilianit në Spanjë për një shumë prej 120 milionë euro bazë plus 40 milionë bonuse.

Ndërkohë, edhe agjenti i Cou, Giuliano Bertolucci, ka mbërritur në Barcelonë. Qëllimi i Coutinhos ka qenë që të jetë në Barcelonë kur të konfirmohet shitja e tij, si dhe të jetë pranë bashkëlojtarëve të rinj as më shpejt që të jetë e mundur.

Related posts

PAMJET/ Al Thani-Infantino trazojnë futbollin, veshin Messin me tunikë, po çfarë simbolizon?

F.autor

“KEMI LUFTUAR GJATË GJITHË SEZONIT”/ Mesfushori Casemiro analizon: Diçka duhet të ketë ndryshuar…

Delo.autor

TË PANDALSHËM/ Manchester City dyfishon rezultatin ndaj Bighton (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment