Albanian Stars Futboll Seria A

(VIDEO) Tifozët e SPAL e shajnë në kor nga nëna, Strakosha u përgjigjet me…

Thomas Strakosha është kthyer në një nga personazhet kryesorë të Lacios duke ndihmuar këtë skuadër të regjistrojë rezultate pozitive të njëpasnjëshme dhe te pretendojë me të drejtë për një vend mes skuadrave që shkojnë në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm. Portieri shqiptar, ndonëse në moshë të re, po sillet si një “veteran” i vërtetë, edhe në situata të veçanta si ajo e sotmja, kur në fitoren 5-2 ndaj SPAL, ai u bë objekt fyerjesh në kor nga tifozeria vendase.

Pas pushimit të ndeshjes, ultrasit e skuadrës së SPAL, filluan në kor thirrjet fyese kundër Strakoshës, duke e sharë nga nëna.

Por ky reagim nga tribunat nuk e turbulloi apo shpërqendroi aspak portierin shqiptar, i cili nuk lejoi SPAL të kthehej në lojë me një pritje spektakolare në vijën e portës, kur rezultati ishte 5-2 për ekipin e tij dhe mbeteshin rreth 30 minuta deri në fundin e ndeshjes.

Këto episode u komentuan gjatë edhe në rrjetet sociale pas përfundimti të sfidës, pasi tifozë të shumte të skuadrës së Lacios iu kundërvunë atyre të SPAL për fyerjet në adresë të Strakoshës, ndërsa përgëzonin këtë të fundit për pritjen e shkëlqyer që kishte bërë në këtë ndeshje.

Related posts

AS MESI AS RONALDO/ Trajneri i njohur zbulon FITUESIN e “Topit të Artë” 

Isa.Autor

Danilo Alves: I lumtur për fitoren, por ka edhe 90 minuta të tjera

Sadik.Autor

Kristi Vangjeli, pa mëshirë për Teutën: Duam ta mbyllim kampionatin sa më shpejt

Q.Autor

Leave a Comment