Futboll Sport

Sherr me tifozin në hyrje të tunelit, Ozil nuk e mbajnë nervat pas eliminimit të Gjermanisë

Humbja kundër Koresë së Jugut që nxorri jashtë Botërorit Gjermaninë në fazën e grupeve ka nxehur në maksimum tifozët e “panzerave”.

 

Njëri prej tyre nuk i ka kursyer kritikat në hyrje të tunelit ndaj mesfushorit Mesut Ozil, i cili gjithashtu ka humbur gjakftohtësinë në këtë rast.

 

Turko-gjermani i është kthyer ashpër atij, madje një person nga stafi duket teksa e mban nga krahët Ozil.

Kujtojmë që futbollisti i cili luan te Arsenal ka qenë shumë i kritikuar ndeshjet e fundit me kombëtaren për shkak të paraqitjeve të tij. Në takimin e dytë të grupit kundër Suedisë fantazizti provoi edhe stolin.

Related posts

Pacult sërish befason me deklaratën e tij dhe kërcënon lojtarët e tij

Sadik.Autor

“KARIKON” KUQEZINJTË/ Qazim Laçi: Po fituam me Hungarinë, shtrohet rruga edhe ndaj Polonisë

F.autor

HUMBËN TURPSHËM/ Por golin e parë në Botëror panamezët e festojnë me lot, puthje dhe…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment