Futboll Kategoria Superiore Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Partizani nuk ia del, eliminohet nga Besëlidhja. Festojnë Vllaznia, Tirana dhe Teuta

Besëlidhja dhuron befasinë e madhe në Kupën e Shqipërisë, ashtu si katër vite më parë eliminon as më shumë e as më pak por Partizanin. Të kuqtë e Adolfo Sormanit nuk arrijnë të vënë në jetë përmbysjen e madhe, përkundrazi e panë veten në dizavantazh që në minutën e 5-të. Bruno Telushi u përpoq të rihapi një ndeshje e cila ishte vulosur që në Lezhë por dygolëshi i mesfushorit brenda 20 minutave vetëm sa krijoj një iluzion të përkohshëm. Besëlidhja rezistoi deri në fund, deri në minutën e 85-të kur kryeqytetasit shënuan dhe golin e tretë, sërish me Bruno Telushin, por jo mjaftueshëm për qëndruar në lojë. Sezoni i të kuqtë merr një tjetër rrjedhë tashmë pas ky eliminim në këtë fazë përballë këtij kundërshtari modest.

Kupa

Ndryshe nga Partizani, pjesa tjetër e kryeqytetit, ajo bardheblu feston dhe në Kupë. Tirana e Egbos është thjeshtë e papërmbajtshme, me formacionin e dytë, përballë Kastriotit siguroi një fitore me poker golash, suksesi i nëntë radhazi mes kampionatit dhe Kupës. Një biletë për në fazën çerekfinale siguruan dhe bigët e tjerë të Superligës, Kukësi, Skënderbeu e Teuta. Flamurtari zhgënjen edhe në Kupë duke pësuar një humbje të rëndë 2-0 përballë Vllaznisë. Surprizën më të madhe në këtë fazë e dhuroi Apolonia e cila u kualifikua në çerekfinale pasi likuidoj Luftëtarin me rezultatin e përgjithshëm 3-0. Një biletë të vuajtur për më tej në Kupën e Shqipërisë siguroi dhe Bylis me ballshiotët që mposhtën Laçin me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

Related posts

KAPET NË AEROPORT ME ÇANTËN E INTER/ Arbitri i finales së Superkupës tërbon fansat e Juventus (FOTO)

Delo.autor

Mbrojtësi shqiptar kryen vizitat mjekësore te Lazio, Tare i plotëson dëshirën vetes

Isa.Autor

DO TË LARGOHET NGA REAL MADRID/ Ky mund të jetë klubi i ardhshëm i Gareth Bale

Delo.autor

Leave a Comment