Futboll La Liga Sport

Barcelona në sulm për Gabriel Jesus, braziliani është i preferuari i Messi

Pasi dështoi të sjellë në “Kamp Nou” sulmuesin francez Antoine Griezmann, skuadra e Barcelonës është hedhur në sulm për të afruar një prej futbollistëve më të mirë dhe talentin e kombëtares braziliane, Gabriel Jesus.

Sulmuesi 21-vjeçar aktualisht luan me skuadrën e Manchester City dhe vështirë se do të lërë “qytetarët”, por përballë një oferte të mirë nga La Liga gjithçka mund të ndodhë. Skuadra “blaugrana” ka nevojë për një sulmues dhe Jesus ka fituar përvojën e duhur si për të luajtur me një ekip të madh ashtu dhe për të qenë i suksesshëm në Champions League.

Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja spanjolle “AS” që i referohet burimeve brenda klubi, sipas të cilave drejtuesit e Barcelonës kanë kontaktuar menaxherin e sulmuesit, për të marrë informacionet e para në lidhje me këtë transferim. Sipas “AS” financa nuk është problem për Barcelonën, por do të shihet dëshira e Manchester City dhe trajnerit Pep Guardiola nëse do ta lënë të lirë lojtarin, që ka një kontratë 3-vjeçare dhe po shkëlqen në Premier League. Barcelona kërkon që këtë ransferim ta kryejë para se të nisë grumbullimi i skuadrës, në mënyrë që Jesus të jetë gati për sezonin e ri.

Related posts

“TË GJITHË ME TË BARDHA”/ Neymar e djeg në ditëlindje! Skuadra e gjitha në festë, përveç… trajnerit

F.autor

LA LIGA “PAGUAN” KONTRATËN E LIONEL MESSIT/ I dhuron 270 milionë Barçës

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Ylli Manaj përfiton një top brenda zonës dhe ndëshkon San Marinon (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment