Futboll Sport

Müller acarohet me gazetarët: Si mund ta bëni këtë pyetje!

Thomas Müller ishte pa diksutim një prej dështimeve më të mëdha të këtij Botërori. i mbërritur në turne me 10 gola nga dy pjesëmarrjen e kaluara, sulmuesi i Bayern nuk arriti të realizonte as edhe një gol në tri ndeshjet në grup, duke “kontribuar” në eliminimin e Gjermanisë që në fazën e grupeve, për herë të parë në historinë e saj.

Por Müller ka shfryrë dufin ndaj gazetarëve, pasi është pyetur nëse do të tërhiqet nga kombëtarja pas këtij dështimi. “Jam 28 vjeç dhe nuk kam ndërmend të shpall tërheqjen time vetëm gjysmë ore pas eliminimit nga Kupa e Botës, nuk e kuptoj pse duhet ta bëni këtë pyetje?”, iu përgjigj ai gazetarëve.

Përgjigje e njëjtë, edhe pse pak më e qetë, kur u pyet për të ardhmen e Loë: “E kuptoj pyetjen për trajenrin, por askush nga ne nuk do të marrë vendime tani”

Për atë që ndodhi në fushën e lojës, nga ku ai u largua në lot, Müller tha: “Shtangëm edhe veten tonë me atë që bëmë. Pavarësisht gjithçkaje që mund të thuhet, jemi shumë të zhgënjyer dhe jemi vetëm ne përgjegjës për atë që ndodhi. Kemi shënuar vetëm një gol në tri ndeshje dhe kemi pësuar në secilën prej tyre. Kishim një mundësi të madhe të kthenim situatën në favorin tonë me një fitore kundër Koresë së Jugut, që për më tepër ishte e eliminuar, prandaj nuk kemi asnjë argument në mbrojtjen tonë”.

Për paraqitjen e tij individuale, Müller shtoi: “Nuk mund të them shumë, sepse nuk është kjo kryesorja. Nuk arrita të shënoja gol, çka është ajo që pritet prej meje. Por është ende herët për të bërë analiza të kthejllta”.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Firma çështje orësh, ylli i Manchester City-t dhurata e… Barcelonës

Delo.autor

SUEDI-KOSOVË/ “Dardanët” kërkojnë të bëjnë surprizën në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PO SHKËLQEN/ Premtimi i SHAQIRIT: Jam i bindur se në ndeshjet e ardhshme do të…

Isa.Autor

Leave a Comment